Njihuni me supermodelen e vetme në botë me burkë

Në vitin 2016, një studente 19-vjeçare telefonoi Denise Wallace, bashkëproducente në Miss Minnesota USA dhe e pyeti nëse mund të merrte pjesë në konkurs e veshur me burka. Ishte hera e parë që Wallace fliste me Halima Aden, duke marrë informacione për të nëpërmjet internetit. “Fotoja e saj u shfaq dhe unë isha pa fjalë, wow ajo ishte shumë e bukur”, kujton Wallace. Modelja e vetme në botë me shami, adoleshentja somaleze-amerikane tha se, mbajtja e shamisë ishte pjesë e saj. “Unë mbaj shami çdo ditë”, ka thënë ajo për Reuters. Pas konkursit Aden bëri tituj në gazeta si vajza e parë me burkë që merrte pjesë në një konkurs për modele. Lëvizja e saj guximshme bëri që karriera e saj të lartësohej dhe të arrinte majat e suksesit. Debutimit e saj të parë të modelimit e ka bërë në shfaqjen e Kanye West në New York. Aden është e vetmja modele e veshur me burkë që ka nënshkruar marrëveshje me një agjenci gjigande të modelimit. Pas suksesit në New York ajo mori pjesë në pasarela ndërkombëtare të Max Mara dhe Alberta Ferretti, përkrah supermodeleve si Gigi Hadid dhe Liu Wen.

SHKARKO APP