Njihuni me traditat më të çuditshme nëpër botë

Traditat më të çuditshme nëpër botë

1-Në Hungari vendasit veshin një gëzof të frikshëm prej leshi dhe organizojnë atë që quhet festivali Busójárás. Kjo thuhet se tremb të ftohtin e dimrit.

2-Çdo korrik, qindra zhytës organizojnë një koncert nënujor në Sanctuary të Florida Keys. Ata notojnë nën ujë dhe hiqen sikur luajnë instrumente të rreme muzikore. Gjatë këtij koncerti i cili zgjat katër orë, këngët që luhen përfshijnë ndër të tjera: The Little Mermaid, Yelloë Submarine e Beatles dhe Fins e Jimmy Buffett.

3-Çdo vit në një qyetet belg mbahet riti që njihet si Karnavalet e Binçes . Ai nis të dielën e zgjat deri të mërkurën. Gjatë tij rreth 1.000 burra dhe djem të veshur si ‘Gilles’ shfaqen nëpër me fustane, me maska dylli dhe këpucë prej druri. Festimi daton që nga shekulli i 14-të dhe është renditur nga Unesco si një ‘Kryevepër e Trashëgimisë Orale dhe të Paprekshme të Njerëzimit’.

4-Një tjetër traditë e çuditshme ndiqet edhe në Spanjë. Çdo vit në fshatin Castrillo de Murcia, foshnjat 1-vjeç shtrihen përtokë dhe një njeri që simbolizon djallin, kërcen mbi ta. Ky rit ka për qëllim të heqë ‘mallkimin’ nga foshnjat.

SHKARKO APP