Njollat e kuqe shenjë e re e pandemisë? Ja çfarë thonë ekspertët
Skuqjet ose shenjat e pashpjegueshme në lëkurë mund të jenë shenja të Covid-19, kanë paralajmëruar ekspertët.
Të dhënat e siguruara prej rasteve nga Italia tregojnë se një në pesë persona të shtruar në spital me Covid-19 mund të zhvillojnë skuqje ose të pësojnë ndryshime në lëkurë.
Në disa raste, një skuqje lëkure mund të jetë shenja e parë ose e vetme e infeksionit.
Sipas NHS, simptomat kryesore të koronavirusit janë një kollë e thatë dhe e vazhdueshme, dhe një temperaturë e lartë.
Por është vlerësuar se tetë nga dhjetë personat e infektuar mund të përjetojnë vetëm simptoma të lehta ose të mos tregojnë aspak simptoma të sëmundjes.
Dhe, ndërsa rastet rriten, simptoma të shumta shtesë lidhen me virusin.
Organizata Botërore e Shëndetit thotë se diarreja dhe dhimbja e fytit mund të tregojnë se jeni me koronavirus. Në Mbretërinë e Bashkuar, specialistët kanë paralajmëruar që humbja e nuhatjes dhe shijes është një tjetër simptomë e pandemisë.
Ka një numër në rritje të raporteve të pacientëve të infektuar që kanë zhvilluar skuqje, dhe ekspertët me të drejtë priren të konkludojnë se virusi është shkaku.
Kam parë mjaft pacientë që nuk vuajnë nga ekzema ose alergjitë që kanë një skuqje të papritur, të çuditshme. Ndërsa dy ose tre ditë më vonë, ata kanë zhvilluar simptoma tipike Covid-19. Për disa pacientë, besojmë se një skuqje mund të jetë simptoma e vetme e pandemisë.
Kështu deklaron Dr. Veronique Bataille, një dermatolog konsulent i NHS./joq