Nobel për Paqe: Fitues organizata kundër armëve bërthamore

Këtë të premte Akademia Norvegjisë shpalli fituesin e çmimit ”Nobel për Paqe”, që shkoi për organizatën kundër armëve bërthamore, e njohur si ”ICAN”. Juria vlerësoi se ”ICAN” risolli në vëmendje pasojat dhe kërcënimin që paraqesin armët bërthamore.

Zëdhënësja e jurisë, Reis Andersen u shpreh se: ”Ne jetojmë në një botë ku rreziku nga armët bërthamore nuk ka qenë asnjëherë më shumë se kurrë kaq i lartë duke përmendur edhe kërcënimin që paraqet Koreja e Veriut e cila herë pas here ndërmerr teste bërthamore duke shtuar tensionet në arenën ndërkombëtare”.

ICAN është një koalicion i organizatave joqeveritare i përbërë nga 100 shtete që ka ndërmarrë fushatën kundër armëve bërthamore. Në pesë vitet e fundit ICAN ka kontribuar për të patur një botë pa armë bërthamore, duke e konsideruar si drejtimin e ri të globit.

Komiteti i cili dha çmimin ”Nobel për Paqe” u bëri thirrje të gjitha shteteve të armatosura që të nisin negociatat për të eliminuar 15000 armë bërthamore që gjenden në botë ICAN ka qenë aktori kryesor i shoqërisë civile në përpjekjet për të arritur carmatosjen të armëve bërthamore sipas ligjit ndërkombëtar.

Për vitin 2017 u nominuan 318 kandidatë. Ndër kandidatët përmendim Presidentin e SHBA-së Donald Trump, Presidentin Rus Vladimir Putin, Kancelarja Angela Merkel, Papa Francesku, editori i gazetës turke Cumhuriet, Can Dundar, UNHCR, Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif, Shefja e Politikës së Jashmte në BE Mogherini, Eduard Snowden i cili zbuloi informacione sekrete të qeverisë amerikane dhe sot jeton në Rusi si dhe Mbrojtja Civile Siriane njohur ndryshe si Helmetat e Bardha ,të cilët kanë shpëtuar më shumë se 99.000 jetë në Sirinë e mbërthyer nga lufta.

SHKARKO APP