Nuk blihet vdekja e një fëmije me para

Nga Miranda Rira –

E dhimbshme, e papranueshme, absurde, ajo që bëri sot Ministri i Jashtëm “de jure” dhe njëherazi kryeministri shqiptar, Z. Edi Rama!

U mburr se qeveria shqiptare do të japë 5 milion lekë të vjetra për humbjen e jetës së djalit 10 vjeçar nga Lezha!
Kjo do të thotë të blesh humbjen e jetës së një fëmije të pafajshëm, vdekjen e të cilit e ka shkaktuar ai vetë, duke qenë 2 herë përgjegjës, njëherë nga mosveprimi si kryeministër i vendit dhe njeherë nga paaftësia si Ministër i jashtëm!

Përse ky çmim Z. Kryeministër?! Çfarë janë këto 5 mln lekë të vjetra? Janë çmimi i jetës së këtij vogëlushi? Janë gjoba që i vutë shoferit të ambulancës? Janë pagesa për t’i mbyllur gojën prindërve të të ndjerit?! Jo zotëri! Këto 5 mln Lekë janë deviza e qeverisjes suaj mavi. Me para ju blini gjithçka, vota, mbështetje, media, qëndrime, propagandë por dinjitetin e njerëzve nuk e blini dot!

Po kujtoj një rast, kur para 3 vitesh, bashkia Prrenjas nga buxheti i saj shumë i limituar, ofroi për shërimin e një djali me leuçemi (per respekt të familjes dhe kujtimit të ndjerë të djalit, nuk po i përmend emrin),10 mil lekë të vjetra..! Kur bashkia, nuk ishte as përgjegjëse për sëmundjen e djalit edhe pse e dinte se ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme..! Kaq pak vlen jeta për ju, Z. RAMA?? Do t’i kursenit vetes një imazh tjetër, më njerëzor, nëse thjesht do të kërkonit falje, për humbjen dhe dhimbjen e pamasë që i shkaktuat asaj familjeje dhe gjithë shqiptarëve në këto ditë të vagullta gushti.

SHKARKO APP