Nuk është pjesë e listës së PD, Klevis Balliu del para Gjykatës dhe jep mesazhin e fortë për qeverinë

Në listën e publikuar nga Partia Demokratike e kandidatëve për deputetë, u vu re mungesa e shumë figurave të selisë blu. Klevis Balliu ishte me pikëpyetje prej muajsh që prej mbylljes së prostestës së Astirit, dhe u la jashtë listave. Por kjo nuk e ka ndalur ish-deputetin, i cili tha se të gjithë ata që kanë qenë pjesë e aferës korruptive tek ”Unaza e Re” janë shpërblyer.

“Këtu janë bërë qindra çështje dhe ne nuk e dimë pse kemi hyrë në gjyq, të vetmit që po arrestohen janë banorët e unazës. Protestuesit e unazës për një aferë që i ka dalë boja deri në Amerikë dhe nuk ka asnjë të arrestuar për këtë. Drejtori Afrim Qendro për këtë aferë korruptive u promovua u çua në Vlorë, Damian Gjiknuri, sponsorizues i kësaj afere korruptive deputete në Vlorë, Dallëndyshe Bici deputete.

Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e aferës korruptive tek unaza e Re janë shpërblyer. Pse? Ishin paratë, morën paratë, shkatërruan shtëpitë për të bërë pallate dhe rruga do mbetet ajo që ka qenë. Ndryshimi i vetëm është mbikalimi që nuk prekte shtëpitë, por aty është bërë vetëm për të ndërtuar pallatet.

Kjo përkthehet në një aferë qesharake, të kesh qindra gjyqe për të njëjtën akuzë dhe të mos ketë asnjë provë, asnjë fakt se çfarë do vërtetojnë këta ? A kemi qenë ne në protestë? Gjithë ditën kemi qenë dhe shumë mirë kemi bërë sepse ishim për një çështje të drejtë dhe u vërtetua se si po vidheshin qytetarët dhe po arrestoheshin. Ndërkohë këta banditët që i kanë vjedhur nga Edi Rama e gjithë aleatët e tij vazhdojnë akoma në pushtet”.

SHKARKO APP