Nuk ka Çmim Nobel për Letërsinë këtë vit
Çmimi Nobel i Letërsisë nuk do të akordohet këtë vit. Akademia Suedeze lajmëroi sot se do të njoftojë fituesin e 2018 së bashku me fituesin 2019 vitin e ardhshëm.
Akademia e argumentoi shtyrjen e ceremonisë me mungesën e besimit të publikut, pas skandalit seksual që përfshiu trupën prestigjioze dhe që ka çuar në largimin e 18 anëtarëve nga bordi i institucionit.
Akademia Suedeze, një këshill gjuhëtarësh dhe autorësh prestigjiozë, është përballur jo vetëm me akuzat për sjellje të pahijshme nga bashkëshorti i njërit prej anëtareve të kësaj trupe, por dhe me akuzat për publikimin e emrave të fituesve të çmimeve përpara ceremonive formale.
Anëtarët e Akademisë, të zgjedhur me mandat të përjetshëm, akordojnë Çmimin Nobel për Letërsinë çdo vit.
Ndodh tepër rrallë që ceremonia e këtij çmimi të anulohet apo të shtyhet. Hera e fundit që Nobeli nuk është akorduar, ka qenë në 1943, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore.