Nuk keni ide ç’të bëni këtë fundjavë? Merrni miqtë e familjarët te Liqeni

A e dini se në Parkun e Madh të Liqenit është një zonë barbeque, ku mund të kaloni një fundjavë të bukur me një peizazh fantastik?

Hapësira rekreative e ndërtuar buzë liqenit dhe e rrethuar me gjelbërim ka të gjithë elementët e nevojshëm si: skara, tavolina, stola, kosha, për një piknik në natyrë!

Kështu që këtë fundjavë, merrni miqtë dhe familjarët e shkoni te Parku i Madh i Liqenit. Ndërkohë që fëmijët luajnë e argëtohen te këndet e lojërave, të rriturit mund të bëjnë barbeque dhe të shijojnë disa orë qetësie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?