“Nuk u pendua kurrë për krimet e komunizmit” – Ja çfarë shkuhet në mediat e huaja për Nexhmije Hoxhën
Vdekja e Nexhmije Hoxhës ka marrë vëmendje edhe në shtypin e huaj dhe është pikërisht agjensia Franceze e Lajmeve AFP qe ka rikthyer në kujtësë një intervistë të saj të bërë në vitin 2008.
Gruaja 99- vjeçare e diktatorit që nuk u pendua asnjëherë përkundrazi i legjitimoi veprimet e saj dhe Enver Hoxhës thuhet ndër të tjera në shkrimin e agjensisë prestigjoze AFP:
“Hoxha, e cila jetoi 30 vite më shumë se i shoqi, kurrë nuk tregoi pengim për sundimin e tij të terrorit. Pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, e veja vuajti pesë vjet burg për përvetësim të parave publike.
Ajo gjithashtu ishte e përfshirë personalisht në ekzekutime, depërtime dhe arrestime arbitrare që shënuan regjimin e burrit të saj.
Por ajo kurrë nuk e humbi rastin për të lëvduar bashkëshortin e saj, duke e quajtur jo një diktator, por ‘një udhëheqës ideal që dinte të mbronte vendin nga armiqtë e huaj dhe të brendshëm’”, shkruan agjencia.
“Për çfarë duhet të më vijë turp? Pse të kërkoj falje? Nuk pendohem për asgjë dhe nuk ka asgjë për të cilën ndjehem fajtore. Ne vetëm respektuam ligjet në fuqi të asaj kohe,” tha ajo për AFP në një intervistë të vitit 2008.