Nuk vendosën këngën e duhur në dasëm, karrige e grushte ngado…(FOTO)

Edhe pse grumbullimet nuk lejohen, si në Shqipëri edhe në vende të tjera të botës ka dasma. Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Turqi. Një dasmë në rrethin Vizive në Kirklareli, mori pamjen e një “fushëbeteje”.

Kjo pasi kënga që krushqit dëshironin që të luhej nuk u vendos dhe gjakrat u nxehën. Të ndarë grupe grupe dasmorët nuk ngurruan të hidhnin në drejtim të njëri-tjetrit sasi të panumërta karrigesh.

Edhe pse dhëndri tentoi të ndërhynte dhe të shuante sherrin, nuk ia doli dot, përkundrazi u bë shënjestër e materialit të drunjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Imazhet e këtij momenti janë bërë virale në rrjet dhe në drejtim të saj kanë vërshuar mijëra reagime, për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?