Nuri Dragoi, modeli dhe krenaria e vlerave të shoqërisë

Nga Fejzo Subashi –
Lamtumir mik.
Dheu të qoftë i lehtë o Nuri Dragoti.
Ti thjesht u ndave fizikisht, por e pa mundur të ndahesh shpirtërisht dhe të largohesh kaq kollaj nga ne.
Ti bërë pakt me vetën dhe për vetën, por jo me ne dhe për ne.
Vështirë të besojmë se nuk do të shikojmë më, se nuk do të bisedojmë me tetë a tetë, por në çdo çast do flasim dhe do diskutojmë me ty, se ti le një vepër dhe thesar të madh për ne dhe brezat që do vijnë
Vendosa të numëroj prodhimtarinë tënde letrare, historike dhe shkencore e pa mundur mik, pasi ke aq shumë sa vetëm ti e di.
Vendosa të kujtoj shkrimin tuaj më të mirë, ishte shumë e vështirë
Miku im, një gjë e dimë mirë borc nuk na kishe, por shumë borç të kishim, borcëlli na le edhe mbas ikjes tënde mik.
Nuri, me duhen dite dhe net te tera te shkruaj për vlerat, kontributin, cilësitë dhe karakterin tuaj. Ti ishe model i një bashkëshorti, një baba brilant, një mik i rrallë, një shok i jashtëzakonshëm, një njeri korrekt, punëtor i pa lodhur, një hulumtues dhe studiues për tu pasur zili.
Nuri, ti ishe dhe do mbetesh modeli dhe krenaria e vlerave te shoqërisë, bashkëfshatarëve, qytetareve, bashkëpunëtorëve dhe te gjithëve atyre qe te njohën e shkëmbyen qofte një cigare, apo kafe me Ty.
Zakonisht fati nuk qe me ty, por fatin më të madh e patëm në që të kishim mik ty.
Lamtumir mik

SHKARKO APP