OBSH nxit braktisjen e alkoolit dhe cigares për shkak të koronavirusit
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhan Gebreyesus ju ka thënë qutetarëve të heqin dorë nga alkooli, cigaret dhe të merren me sporte në mënyrë që t’i rezistojë epidemisë së koronavirusit.
“Hani ushqime të shëndetshme që ndihmojnë sistemin tuaj imunitar të funksionojë siç duhet, kufizoni konsumimin e alkoolit dhe shmangni pije me sheqer, mos pini duhan. Pirja e duhanit mund të rrisë rrezikun tuaj për të shfaqur një sëmundje serioze nëse infektoheni, “tha ai në një konferencë.
Është gjithashtu e nevojshme të ushtroni të paktën 30 minuta në ditë aktivitetit fizik.
“Nëse punoni nga shtëpia, kini kujdes që të mos uleni në të njëjtin pozicion për një kohë të gjatë. Çohu dhe bëj pushim tre minuta në çdo 30 minuta, “shtoi ai.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së theksoi se aktualisht të gjithë mund të preken nga virusi. Ai u bëri thirrje të rinjve të marrin një qëndrim më të përgjegjshëm ndaj lëvizjeve të tyre, sepse edhe nëse një person nuk sëmuret vetë, kjo mund të rrezikojë jetën e të tjerëve.
Më 11 Mars, Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi shpërthimin e koronavirusit të ri COVID-19 si një pandemi. Më shumë se 210 mijë njerëz janë infektuar tashmë në botë, dhe më shumë se 9 mijë kanë vdekur. (ordonews)