Oganizata e gruas shqiptare – amerikane, veprimtari në Bronx

Nga Mimoza Dajçi/Bronx, New York 2016/Organizata e gruas në Bronx (The Women’s Organization “Hope & Peace”) zhvilloi një takim pune me Deputy Borough Aurelia Greene – Titullare e lartë pranë Bashkisë në Bronx dhe Drejtoreshën e Shërbimeve për Komunitetet në Bashkinë Bronx Tracy McDermott. Edhe pse ka kaluar kohë, ato si fillim uruan Presidentin e Bashkisë Bronx -Borough President Ruben Dias. Jr, për rizgjedhjen e tij në këtë post të rëndësishëm dhe treguan se e kanë mbështetur në fushatat e tij elektorale. Në bisedat që u shtruan aty u fol për punën e kryer deri më tani nga kjo organizatë, dhe përfitimet që kanë patur komunitetet e ndryshme në Bronx, për gruan dhe fëmijët, si dhe u kërkua mbështetje e mëtejshme për rastet specifike që kanë disa anëtare të kësaj organizate në familjet e tyre.

Gjithashtu ato ngritën si shqetësim rolin efikas që duhet të luajnë forcat e rendit, pasi sipas tyre uniformat blu të policisë duhet të jenë më të përkushtuara e më të ndërgjegjshme në detyrë e në gatishmëri të plotë për parandalimin e krimit. Këtë aspekt ato e argumentuan me fakte konkrete të një apo dy rasteve të neglizhencës së forcave të rendit, duke treguar në detaje raste kur policia kishte shkuar me vonesë në vendin e ngjarjes.

Mimoza Dajçi foli për ndryshimet në dukje të infrastrukturës në Bronx, ku shikon tha ajo shumë godina të reja banimi, ndërtuar kohëve të fundit në të cilat përfitojnë edhe familjet me të ardhura të pakta, gjë që tregon punën e mirë e të suksesshme të Presidentit të Bashkisë Bronx Ruben Dias. Jr dhe stafit të tij të palodhur. Ajo u ndal gjithashtu tek situata e gruas shqiptare në Kosovë, ku u fol për 20.000 viktimat e luftës nga makineria serbe gjatë periudhës 1998-1999 si dhe nevojat imediate që ato kanë akoma.

Znj. Aurelia Greene duke mirëpritur takimin udhëzoi organizatën tonë se ku duhet të drejtohet për ndihmat direkte që kërkojmë duke dhënë kontaktet e duhura si dhe mbështetjen që ky institucion ofron si kopetencë. Edhe znj. Tracy mMcDermott sygjeroi dhe orientoi anëtaret tona në rrugën që duhet të ndjekin për zgjidhjen e probleme duke vënë në dispozicion lidhjet e Bashkisë Bronx me Institucionet e tjera përkatëse.

Anëtaret e oganizatës së gruas shqiptare – amerikane “Hope & Peace” Lisa Puna, Anisa Gjelaj dhe Iris Dulo që morën fjalën gjithashtu në këtë takim falenderuan Deputy Borough Aurelia Greene dhe Drejtoznj. Tracy McDermott për pritjen e ngrohtë dhe miqësore që u rezervuan.

SHKARKO APP