”Ora e Tokës”, rikthehet edhe këtë vit

Nisma globale ”Ora e Tokës”, rikthehet edhe këtë vit. Në 28 mars, iniciativa botërore e WWF mbi klimën konsiston në fikjen e dritave për një orë, për të thënë që natyra është e rëndësishme për ne. Objektivi i manifestimit është pikërisht të demonstrohet me një xhest simbolik, impenjimi për shëndetin e Tokës.

Vitin e kaluar, sipas Organizatës ndërkombëtare WWF, në këtë nismë u përfshinë 6 milionë njerëz, ndërkohë që u fikën dritat për një orë në 18 mijë monumente nga më të rëndësishme në mbarë globin, që nga Kulla Eiffel apo Opera House e Sydney-t etj.

Organizatorët e nismës në kuadër të ruajtjes dhe kujdesit ndaj mjedisit janë optimistë se për Orën e Tokës 2020 që do të jetë në 28 Mars, do të sensibilizohen më shumë banorë të planetit tonë. E rëndësishme është që të kultivojmë më tepër respektin ndaj mjedisit çdo ditë nga pak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?