“Osman Taka” lëshohet në fushatë, Petro Koçi ia merr këngës për të joshur çamët

Duket se fushata e 25 prillit do të jetë fushata e çudirave të mëdha, ku politikanët janë ‘sulur’ në rrjetet sociale si mënyrë për të marrë vota.

Veprime nga më të çuditshmet, të hijshme e të pahijshme renditen në faqet tona të rrjeteve sociale.

Kandidati i Partisë Socialiste në qytetin e Fierit, Petro Koçi në këtë vigjilje 30 ditore të zgjedhjeve, ka vendosur të marrë vëmendjen e votuesve të tij çam me këngën e famshme të Osman Takes.

I ulur në makinë dhe duke drejtuar mjetin, ai i ka kërkuar votën çamëve të Fierit me këto vargje të valles së famshme çame, teksa e cilëson këngën si një dashuri.

” Pershendes te gjithe camet e Fierit.  Mund te votoni per ke ju do zemra. Por kjo kenge eshte nje dashuri per mua”, shkruan ai përbri videos, e cila ka ngjallur mjaft reagime, teksa ka nga ata që e kanë marrë edhe si ngacmim ndaj PDIU.

SHKARKO APP