PAA, Agron Duka: S’është çudi të kemi zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, deklaron se forca politike që ai drejton duhet të jetë gati jo vetem për zgjedhjet vendore por edhe për zgjedhje të parakohshme.

Në kuadër të turit për përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme lokale, Duka në një takim me simpatizantët në Durrës, tha se nuk është çudi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Duke iu referuar ngjarjeve të fundit, kreu i PAA-së theksoi se situata politike është e tensionuar dhe vazhdimisht po shoqërohet me konflikte siç është ajo e Rrugës së Kombit, Teatrit Kombëtar, deri tek ngjarjet që kanë perfshirë Ministrinë e Mbrojtjes.

Duke u ndalur tek objektivat e Partisë Agrare Ambientaliste, Duka tha se forca që ai drejton synon të perfaqësohet me të paktën dy anëtarë në keshillat bashkiak. Duke u ndalur në Durrës aty ku dhe kjo forcë politike synon të përfaqëdohet me mbi tre këshilltarë, Duka akuzoi kryebashkiakun Vangjush Dako për keqmenaxhim të buxhetit të bashkisë, adpak në dobi te qytetarit.

Gjatë takimit kreu i PAA-së i beri thirrje simpatizantëve që t’i bashkohen protestets së opozitës e cila është paralajmëruar se do të mbahet më datë 26 maj.

SHKARKO APP