Pagjumësia nga rrjetet sociale ”pushton” adoleshentët

Telefonat dhe mediat sociale po ndikojnë gjithmonë e më shumë në cilësinë e një gjumi të dobët ose të një pagjumësie të vërtetë. Këto janë disa nga problemet e adoleshentëve të theksuara nga sondazhi ”Adoleshentët dhe mënyra e jetesës”, i kryer nga Instituti i Kërkimeve për Adoleshencën prezantuar sot në Milano. Studimi u zhvillua midis viteve 2018 dhe 2019 te mbi 2.000 studentë. Nga sondazhi doli se rreth 60% prej tyre telefonin e parë celular e kishin pasur në moshën 10-11 vjeç dhe mbi 28% para moshës 10. Përdorimi i mediave sociale është gjithashtu rezultoi i hershëm: 54% kishin pasur qasje në moshat 11 dhe 12-vjeç dhe 12% para moshës 10-vjeç. “Të qenit vazhdimisht i varur psikologjikisht nga gjykimi i të tjerëve i bën ata të pasigurt deri në pikën e ndryshimit të mënyrës së komunikimit me njëri-tjetrin”, deklaroi Maurizio Tucci, president i institutit ”Adolescenza”. Në mesin e mediave sociale, Facebook dhe Ask Fm janë në rënie, ndërsa Instagram, Snap Chat, Telegram dhe Tim Crush janë në rritje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?