PAMJE TË RËNDA/ Dhuna kriminale, ja shenjat në trupin e gazetarit

Gazetari Ervin Koçi, i cili denoncoi më herët dhunën dhe kërcënimet që ju bënë në sy të familjes dhe fëmijëve, tashmë publikon edhe imazhe nga pasojat e sulmit.

Teksa dilte nga komisariati, ku u shoqërua pasi bëri denoncimin, megjithëse duhej të ishin dhunuesit atje, Koçi ka publikuar edhe fotot që tregojnë dhunën barbare të ushtruar ndaj tij.

“Këto ishin pasojat e një konflikti të kotë sot, ku edhe pse viktima isha unë, më mua u morr policia ndërsa agresorët kushedi se ku “shëtisin me kal”… Por falë Zotit jam mirë dhe në humorin e duhur!”, shkruan gazetari.

Kërcënohet me jetë në sy të fëmijëve

Pas rastit të Basir Çollakut, për të cilin është e disata herë që merr të tilla mesazhe, tashmë rradhën e ka patur Ervin Koçi.

Ky i fundit, kërcënimin me jetë e ka marrë në mes të ditës, para familjes dhe në sy të fëmijëve dhe e ka bërë publik ditën e djeshme përmes rrjeteve sociale.

Postimi i plotë i gazetarit:

Te dashur miq! Desha te ndaj kete taksirat qe me ndodhi sot, me ju… Nuk e bej per publicitet apo per te perfituar azil, por per tju thene se ne çfare shtet MUTI qe jetojme!!! Me kishin kercenuar dhe shantazhuar edhe me pare, dhe i kisha mbyllur hallet fale ca miqve te mire qe kam, por asnjehere nuk me kishte ndodhur qe te tentonin te me vrisnin diten per diell para syve te familjes dhe femijes tim!

Po po! Nje bastard psikopat qe edhe pse me depresion dhe ilaçe, ku duhet te mbahej i lidhur, leviz jo vetem lirshem dhe me 5 makina, ben biznes, madje edhe ndertim paleje, por kur ti orvatesh te kerkosh ndihmen e shtetit, te kercenon, fyen dhe ofendon ne sy te familjes, e madje tenton te te vrase! E kur s’ja arrin dot te le edhe 24 ore qe te zhdukesh nga shtepia jote, se do jesh i vdekur!

Po me e bukura eshte kur therret Policine (qe nuk do)… keta jo vetem qe te qesendisin kur mesojne se je gazetar, por edhe te sugjerojne “zgjidhe me konsensus” me ate qe disa minuta me pare tentoi te te hapte trute! E kur ti u kerkon te ndalin agresorin, ty te tundin prangat, te shoqerojne ne komisarjat me makine policie, ndersa vrasesit (ne tentative) i thone te vije me nje motor, sipas deshires….

O Edi Rama, o Sander Lleshi, edhe sa duhet tju paguaj me taksat e mia dhe me buken e femijes tim, para se te vdes para deres se shtepise time???!!!

 

SHKARKO APP