Pamje të tmerrshme të llavës së vullkanit të shpërthyer në Hawaii (VIDEO)

Llava e vullkanit të shpërthyer ka përfshirë ishullin Hawaii. Një pensioniste kishte një pamje të tmerrshme nga dritarja e saj e dhomës së gjumit kur vullkani i Kilauea të Hawaii që shpërtheu më herët këtë javë.

Dona Mueller, 75 vjeçe, nga Puna të Hawaiit, ka parë se si llava e kuqe dilte nga vullkani në oborrin e shtëpisë së saj, shkruan ‘Daily Mirror’.

Goditjet e llavës ishin aq të fuqishme, sa që edhe dritarët e te gjitha orendite e shtëpisë u shkatërruan.

Vullkani, i cili shpërtheu këtë javë, po vazhdon lëshoje lavë dhe hi vullkanik. Shikoni disa pamje të llavës së vullkanit që dukën çuditshëm në oborrët e shtëpive.

SHKARKO APP