FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pandemia e koronavirusit, Meka tërësisht e zbrazur gjatë Ramazanit

Qyteti i shenjtë i Mekës është  fotografuar i “shkretuar” plotësisht ndërsa besimtarët myslimanë festojnë Ramazanin në izolim këtë vit.

Sheshi qendror i Xhamisë së Madhe të Mekës qëndron i hapur gjatë gjithë vitit dhe zakonisht është i populluar, sidomos gjatë Haxhit. Por, masat shtrënguese që janë marrë për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit në Arabinë Saudite e kanë lënë tërësisht bosh.

Gjatë kësaj kohe,  besimtarët zakonisht shkojnë edhe në xhami për t’u falur, por kjo tashmë nuk më e mundur pasi vendet ndodhen në izolim total apo të pjesshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbreti Salman i Arabisë saudite është shprehur:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më vjen shumë keq që muaji i shenjtë vjen në rrethana të tilla që na e bëjnë të pamundur që të kemi lutje në grup dhe Taraweeh nëpër xhami për shkak të masave parandaluese që janë marrë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe shëndetin ndërsa luftojmë pandeminë e koronavirusit.”

Pelegrinazhi i Haxhit, i cili bie mes korrikut dhe gushtit të këtij viti, tashmë është ndaluar nga Arabia Saudite si për të huajt ashtu edhe për qytetarët këtë vit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?