Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë deri në 23 gradë celsius

Sipas MeteoAlb mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen të dukshme në Verilindje të vendit.

Orët e pasdites vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 6°C mëngjesi deri në 23°C mesdita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë territorin e Kosovës do të diktojnë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta. Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës..

Maqedonia e Veriut

Vijon ndikimi i motit të kthjellët gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash nëpër territor por pa reshje.

Rajoni dhe Europa

Kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë Europën Jugore, qendrore si dhe ishujt Britanikë e Vendet Nordike. Ndërsa Gadishulli Iberik dhe Europa Lindore vijojnë të mbeten nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe rrebesheve të shiut, shoqëruar herë pas here me stuhi ere.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?