Parimet jo premtimet, japin shpresen e ndryshimit!

Nga Dritan Kaba –
2 marsi i vitit te kaluar tregoi qe populli i mbeshtet parimet dhe njeriun qe lufton per to pa asnje ekuivok!
Parimet jane ato qe mund te ndryshojne gjendjen e mjere ku ndodhet sot demokracia dhe ekonomia.
Ku ndodhet sot Shqiperia!
Mungesa e qeverisjes ne baze te parimeve dhe ligjit kane bere qe qytetaret te zhgenjehen dhe çdo shkelje e ligjit dhe Kushtetute te duket mese normale. Parimet. Rilindja, i ka zevendesuar me arrogancen, korrupsionin, tenderat “sekrete”, me te “fortet” e bandave kriminale qe manipulojne viten dhe kercenojne votuesin.
Motojo e Rilindjes eshte me mire nje bandit, se nje parim demokratik.
Mungesa e parimeve ka bere qe Rinia, shtresa e mesme dhe nje pjese e mire e fuqise se kualifikuar per pune te largohet nga vendi, duke e varferuar ate jo vetem ekonomikisht por edhe intelektualisht.
Mungesa e parimeve ka bere qe çdo skandal te shuhet nga nje skandal qe e pason ate duke qene edhe me i madh.
Mungesa e parimeve nuk e zhvillon dot vendin dhe ben te normalizohet korrupsioni, te behet jetesor krimi i organizuar, ku ne mungese te parimeve palaçot politike as nuk skuqen as nuk zverdhet kur nderrojne partite apo krahet si filxhanet e kafeve. Pikerisht mungesa e parimeve ben qe mediat te blihen e te nderrojne vijen editoriale sipas koncensionit te radhes, lejes se ndertimit qe po pret apo tenderit te premtuar.
Mungesa e parimeve sjell ate qe ne shoqeri vleresohen “birat e kurvave” dhe qesendisen te vertetet. Ata qe nuk shiten apo blihen.
Mungesa e parimeve ka bere qe te rinjte te largohen nga vendi se kane dy rruge apo te behen me BMW, duke u bere ushtare te krimit ose te emigrojne. Te rinjte qe kane vlera, qe e duan punen, qe vleresojne veten, qe nuk mund te behen dot ushtare te karteleve apo skllever moderne zgjedhin te ikin nga vendi. Vetem nje vend me parime dhe nje qeverisje e tille i ben te rinjte te mos largohen apo edhe qe i frymezon te kthehen. Shqipëria, nga vendi me moshë më të re në Europë po kthehet në vend me popullsi të plakur. Rinisë i tregohet me shkop rruga e kurbetit!
banner sofo

Ndaj 25 prillin e shoh si perballje te parimeve dhe ligjishmerise ndaj pajtueshmerise me te keqen.
E kam thene edhe nuk do lodhem ta them deri diten e zgjedhjeve: 25 prilli nuk eshte çeshtje te zgjedhesh mes taksash apo programesh, por te zgjedhesh ne do te ndahesh nga e keqja, per te bere te mundur ndertimin e nje shteti normal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?