Pas 2 ditësh në qiell do të shihni “Hënën e Trëndaftë”!

Ajo që njihet si Hëna Rozë apo Hëna e Trëndafiltë e Pashkëve pritet të jetë e dukshme më 8 prill.

Hëna e plotë do të arrijë pikun kur sfera hënore të vendoset direkt përballë diellit. Por, pavarësisht emrit të pazakontë, hëna nuk do të marrë vërtet ngjyrën rozë. Ky emër e ka gjenezën në fiset indiane të Amerikës, që e përdornin emërtimin në fjalë për matjen e kohës.

“Hëna Rozë” i referohet një myshku, ose luleje të egër, që çel në këtë kohë të vitit. Amerikanët e parë e kanë përdorur emrin, ndër të tjera, për të treguar ndryshimet sezonale. Për shembull, “Fish Moon” shënon periudhën kur peshku noton në rrjedhën e sipërme për të hedhur vezët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas banorëve të Almanacit, fiset përgjatë bregut lindor të SHBA-ve e kanë emëruar në faza të ndryshme hënën, duke ndryshuar pamje bazuar në ndryshimet sezonale. Besohet se muaji rozë ka marrë emrin nga lloji i lules rozë që qel në fillim të pranverës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Hëna e plotë e prillit është e njohur si hëna e plotë rozë pasi paralajmëron ardhjen e myshkut rozë, një nga lulet e para të pranverës”, ka deklaruar Amy Nieskens nga Alamanac.

Hëna Rozë njihet edhe si Hëna e Shpërthimit të Barit dhe Hëna Vezë, në pjesë të ndryshme të planetit. Hëna Rozë, megjithatë, ka një rëndësi të veçantë sepse përkon me festa të ndryshme: Pashkët festohen të dielën e parë pas Hënës së plotë, e cila ndjek ekuinoksin e pranverës, popullsitë Hindu festojnë lindjen e Hanuman-t në Indi në një festival të quajtur Hanuman Jayanti, hëna e plotë e prillit gjithashtu shënon fillimin e ditëve kur hebrenjtë kujtojnë çlirimin nga Zoti në Egjipt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?