Pas 20 vitesh, rregullatori amerikan aprovon ilaçin e ri ndaj Alzheimer
pas 20 vitesh, Rregullatori i Shteteve të Bashkuara ka aprovuar një trajtim të ri për sëmundjen Alzheimer. Ilaçi quhet Aducanumab dhe synon të luftojë shkakun themelor të Alzheimerit, kjo për formën më të zakonshme të demencës, por jo simptomat e tij.
Organizatat bamirëse kanë përshëndetur lajmin për terapinë e re. Por shkenctarët janë të ndarë lidhur me potenacialin e ilaçit për shkak të pasigurive nga rezultatet e testeve klinike.
Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet konfirmoi se ka prova të mëdha që medikamenti “zvogëlon pllakat beta amiloide në tru dhe se zvogëlimi i këtyre pllakave ka të ngjarë të garantojë përfitime të rëndësishme për pacientët”. Ky aprovim mund t’i hapë rrugën përdorimit të këtij produkti edhe në Shqipëri.