Pas 25 vjetësh, “emigrantët” rikthejnë shijen e teatrit në qytet

Në Berat, drama “Emigrantët” e sjellë në skenë nga një ish-aktor e regjisor i trupës së dikurshme, ka sjellë shijen e teatrit pas 25 vjet mungese. Shfaqja u interpretua nga vetë regjisori Aleksandër Rrapi që tashmë jeton dhe interpreton në Greqi. Atë e shoqëronte dhe djali që mban emrin e gjyshit, një emër i njohur për dashamirësit e teatrit në Berat.

“Emigantët”, drama e shkruar nga nobelisti Slaeomir Mrazek ka ardhur për publikun beratas nga regjisori Aleksandër Rrapi, për të risjellë në qytet emocionet e teatrit të munguara prej 25 vjetësh.

Regjisori së bashku me djalin e vet, Thomain, janë edhe aktorët e dramës. I njohur vitet e fundit në Greqi ku interpreton dhe jeton regjisori Aleksandër Rrapi u shpreh se zgjedhja e kësaj drame është bërë jo pa qëllim, por pasi ka prekur shumë familje shqiptare.

Ndërsa, Thoma Rrapi, student arti në Shtetet e Bashkuara, shprehet i emocionuar të ngjitet në një skenë ku ka interpretuar gjyshi dhe më pas babai i tij.

Berati përpara viteve ‘90 ka pasur një skenë të pasur teatrale me një grup aktorësh të njohur. Por, prej asaj kohe, teatri i ka munguar qytetit.

Ora News - Berat - Pas 25 vjetësh, “emigrantët” rikthejnë shijen e teatrit në qytet

SHKARKO APP