Pasioni kthehet në tragjedi/ Shkon për gjueti, shqiptari plagoset nga shoku me saçmë në kokë

I hidhur ka rezultuar fati i një shqiptari në Greqi, i cili po lufton me vdekjen pasi mbeti i plagosur teksa kishte shkuar për gjueti. Ngjarja e rëndë ndodhi në Volos.

Mediat greke raportojnë se 37-vjeçari shqiptar kishte shkuar bashkë me mikun e tij për gjueti në zonën e Velestino ndërsa në rrethana ende të paqarta është qëlluar me saçmë në kokë. Për pasojë shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është plagosur në kokë, pasi ka marrë lëndime të mëdha kranocerebrale. ‘Newsit.gr’ shkruan se shqiptari kishte shkuar për gjueti bashkë me shokun e tij, një 45-vjeçar. Të njëjtat burime thonë se ka qenë pikërisht miku i tij që e ka qëlluar aksidentalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptari aktualisht ndodhet në Repartin e Kujdesit Intensiv të Spitalit Achillopoulos të Volos, ku gjendja e tij paraqitet kritike për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?