Patriotizmi, konfini pas të vjelave

Nga Gentian Çala –

Ndërsa vendi po kalon ditë të vështira në shumë aspekte, ka vetëm një individ, i cili hedh shashka mediatike në stilin e tij, me të vetmin qëllim: zhvendosjen e vëmendjes nga problemet reale. Rama nuk është shquar për patriot as atëhere kur e lypte momenti, kurse tani tenton të godasë kundërshtarët politikë me kartën e “tradhëtisë”. Një deklaratë e shëmtuar për një votim të raportit të eurodeputit Marty në Këshillin e Europës të shumë viteve të shkuara, e cila duhet se i hapi rrugën krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë.

Në vitet e tij si Kryeministër nuk ka ndodhur asgjë si zhvillim pozitiv për shqiptarët në rajon Zoti Kofini pas të Vjelave. Minishengeni nuk mund të quhet i tillë, as pazaret me kufij dhe det, as tërheqjet e njohjeve të Kosovës, as vendnumërimi në proceset integruese. Mjafton të shikosh se çfarë mendojnë shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë për rolin tuaj dhe e kupton se ajo çka thua ti për politikanët e tjerë nuk është relevante për ata. Ajo çka ndodhi në Kosovë nuk e ka përgjigjen te qëndrimet e Shqipërisë zyrtare të djeshme, ndaj mos e përdorni atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Kofini pas të Vjelave kjo që po i bëni ju vendit është shërbimi më i keq për çështjen shqiptare në Ballkan, ku dobësimi ekonomik dhe një shtet pa standarte demokratike e shndërron Shqipërinë në një partner gjithmonë e më pak kredibël në raport me aleatët dhe interesat gjeo-strategjike. Ju nuk mund ti ikni përgjegjësisë tuaj duke anatemuar të shkuarën dhe kundërshtarët politikë. Ata që ju njohin mirë e dinë se ju jeni patriot i pazareve, por jo i kombit.
Ndaj kafsho gjuhën dhe leri deklratat përçarëse në momentet kur nevojitet më shumë bashkim dhe reflektim!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?