Pedagogu tregon arsyet pse 70% e të rinjve ikin nga vendi

Pedagogu Rezart Prifti i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora zbuloi arsyen pse 70% e të rinjve shqiptarë largohen nga vendi

Besart Kadia: Të rinjtë po largohen të dhënat, gjithë statistikat tregojnë që 70% e të rinjve duan të largohen nga Republike e Shqipërisë. Teatri është një debat ku shumë të rinj ndoshta janë përpjekur ta mbrojnë nuk dëgjohen dëgjohet pjesa politike. 

Pjesa ekonomike tregon që të ardhurat për frymë në Shqipëri, paga mesatare është tek 40 mije lekë të reja në muaj. Ndërkohë përsa i përket perspektivës pjesa shëndetësore, pjesa e arsimimit është gjithashtu një problem i pazgjidhshëm shpejt që do kohën e vet në qoftë se do merret ndonjëherë seriozisht. Ndoshta po i përgjigjen dhe faktit pse po largohen

Rezart Prifti: Pse po i largojmë? Unë kam marrë disa statistika desha të bëj një përmbledhje.

Besart Kadia: Jemi këtu pikërisht sepse duam të kuptojmë, pse duan të largohen sepse është emisioni fundit dhe duam të kuptojmë ca të ardhme kemi në shtator.

Rezart Prifti: Ne i kemi trajtuar dhe gjatë në konferenca dhe e bukura e kësaj është, sepse shumë gjëra nuk fliten. 

Nga 2012 në 2016 raportohet si vendi më i lartë i vrasjeve në Evropë Shqipëria dhe më e bukura është që ka 4 vrasje për 100 mijë banorë.

 Shqiptarët paguajnë tre herë më shumë tarifë korrupsioni se të gjitha vendet e rajonit tërë, këta fakirat që kemi ne vërdallë. 

Vendi im gjithashtu është i pari në Evropë për vrasjen e femrave nga partnerët, se është shumë interesante kjo edhe pse perceptohet si soft. 

Paguajmë 370 milionë euro taksa në vit që i bie 3.1 % në raport me Prodhimin e Përgjithshëm Bruto. Pra siç ju thashë që as kontributi i buxhetit të shteti mbi arsimin nuk është kaq sa paguajmë ne taksa mbi mjedisin dhe kemi mjedisin më qelbësirë për te mos fol për Tiranën, për pemtarinë e Librazhdit, për Lurën, për Thethin e të tjera. 

Raporti fundit i Komisionit Evropian që nuk e foli njeri fare këtë kishte pesë perla.

E para është borxhi publik është i lartë, sado i fshehur të jetë. 

E dyta mbledhja e taksave është shumë larg pritshëmirive, ndaj ka dalë zotëria me biçak në dorë na kërcënon ne, ne që jemi biznes na marrin në telefon tatimet thotë, atë që të kam kërkuar paradhënie do ma japësh ne gusht apo të vij. 

E treta Konkurueshmëri e ulët ekonomike, tmerr. 

E katërta cilësi e dobët edukimi ta thotë Bashkimi Europian me një raport të kopsitur masivisht. 

E fundit fuqia punëtore thotë është ku thërret qameti dhe për ti shtuar këtë nxjerr dhe një të bukur që thotë çmimet e ushqimeve more zotëri janë më lira në Evropë sesa në Shqipëri për fuqi blerëse edhe në formë absolute pra një koqe ve është me lirë në Gjermani sesa në Tiranë dhe në Durrës. Masakër dhe e fundit fare dje doli indeksi Global i Inovacionit dhe ne dolëm prapë të fundit. 

Tani pyetja qe bëj unë Pse të mos ikin këta të rinj?

Ekopoltikë - Prifti tregon arsyet pse 70% e të rinjve ikin nga vendi

SHKARKO APP