Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pengmarrja e italianëve në Libi dhe zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Jon

Magazinë E diel, 13 Shtator 2020 15:05
Pengmarrja e italianëve në Libi dhe zgjerimi i Greqisë me 12 milje në Jon
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Nikolla –

Pengmarrja e fundit e 18 peshkatarëve italianë në ujërat ndërkombëtare pranë Libisë na jep një leksion të rëndësishëm se sa e papërgjegjshme po tregohet elita politike në pushtet në Shqipëri, duke shpallur se zgjerimi i Greqisë në detin Jon në 12 milje nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me ne. Pas konflikteve greko-turke në Egje, të cilat si shkas kanë bash kontradiktat mbi ndarjen e shelfit dhe të zonave ekonomike, nga Libia, një akt thuajse terrorist, që justifikohet nga pengmarrësit e Bengazit me marrëveshjen më të fundit mes Turqisë dhe Libisë për ndarjen e hapësirës ujore dhe zonës ekonomike mes tyre, na kujton se sa pasoja sjellin të tilla marrëveshje apo edhe mosmarrëveshje.

Ankaraja dhe Libia, në një marrëveshje të paprecedentë dhe të panjohur deri më tani ndërkombëtarisht kanë firmosur një marrëveshje për ndarjen e zonave ekonomike mes tyre në detin Mesdhe. Edhe pse kjo marrëveshje është kontestuar ndërkombërisht dhe 6 fuqitë kryesore në Mesdhe, Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Greqia e Qiproja kanë krijuar një aleancë detare që kërkon respektimin e konventave ndërkombëtare në Detin Mesdhe, kjo s’i ka penguar “autoritetet” e Bengazit që të rrëmbejnë si piratë, 30 kilometra larg bregut libian, në ujrat ndërkombëtare, dy peshkarexha italiane, me alibinë se ato po peshkonin në “ujrat e zonës ekonomike libiane”, me fjalë të tjera jo në ujrat e pretenduara libiane, por në ujrat e zonës ekonomike të pretenduar nga marrëveshja e panjohur ndërkombëtarisht mes Turqisë dhe Libisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Merret vesh se Shqipëria s’duhet të marrë fjalë për fjalë shembullin, por nga ky precedent dhe nga konflikti thuajse i armatosur greo-turk në Egje, kuptojmë pa pikë mëdyshje se çështja e 12 miljeve, e më tej, edhe çështja e ndarjes së zonave ekonomike (dhe e triliona eurove gaz që ndodhen në Jon) është një çështje dypalëshe (e shumëpalëshe). Përballë kësaj garancie, kemi Edi Ramën dhe shpurën e tij që thonë “ç’më duhet mua se ç’bën Greqia me zgjerimin në 12 milje në Jon”. Ai garanton se s’ka folur e s’ka dhënë firmë për këtë zgjerim, por që s’ka ndërmend të luajë as gishtin për ta ndaluar këtë akt.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rama shkon pas 2 ditësh në Athinë si kryetar i radhës i OSBE-së. Ashtu si paraardhësi i tij Berisha në 8 vitet e qeverimit të tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama s’ka mundur të shkojë zyrtarisht në Athinë si kryeministër gjatë 8 viteve të “mbretërimit” të tij, pikërisht prej kompleksitetit të vështirë të marrëdhënieve dhe listës së gjatë të çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Nuk ka nevojë të hyjmë tek retorika patriotike e Edi Ramës në 2009, nuk ka nevojë të zbardhim bisedat me dosje-toptan negociatash që u zhvilluan prej tij në vitet 2016-2018. E vërteta është se problemet mes Greqisë dhe Shqipërisë janë aty, ato kanë mbetur siç kanë qenë, prandaj deklarimi i Edi Ramës se s’ka ndërmend të luajë as gishtin, pas vendimit të Greqisë për zgjerimin në 12 milje në Jon, bie erë.

Në Egje po shkaktohet luftë për të njëjtat mosmarrëveshje, në Mesdheun libian tentojnë ta zgjidhin punën e zonave ekonomike, siç kanë bërë shpesh tash 1 mijë vjet, me pirateri e pengmarrje. Në Tiranë secili e bën vetë llogaritjen se ç’do të thotë vendimi i Ramës për të mos lëvizur as gishtin.

Etiketat e lidhura

GreqiIlir NikollaLibimarrëveshjaPakti detarshqiperi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 8 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 8 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 9 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.