Pensionisti, virusi, Edi
Nga Dritan Kaba –
Kur po shkoja ne zyre sot, afersisht rreth ores 10, ne borduren rrethuese te stadiumit “Selman Stermasi”, gjeta te ulur nje burre ne moshe. Kishte ngritur koken karshi diellit dhe ishte mbeshtetur tek hekurat rrethues. Kur e pashe ne ate gjendje me syte e mbyllur mendova se duhet te kishte ndonje siklet edhe ishte ulur per shkak te ndonje pamundesie per te levizur. Iu afrova edhe e pyeta nese kishte nevoje per ndonje ndihme dhe bera gati telefonin per te formuar numrin 127! Pergjigja e tij me qetesoi ne pjesen e pare te saj. Me tha qe ishte ulur aty per te marre pak ngrohtesi nga rrezet e diellit. Pas pergjigjes e kuptova qe po i gezohej rrezeve te dielit.
Me pas i thashe qe do besh mire te shkosh tani ne shtepi se po shkon ora 10 dhe mund ta gjobisnin per shkeljen e rregullave te vendosura me videoselfie. Ai mu pergjigj aty per aty shume i qete. Po te me vendosin gjobe, une gjithsei nuk kam me çfare ta paguaj!!!
I thashe se ben mire te shkosh ne shtepi per shendetin e tij. duke ndenjur ne shtepi mund te mbrohesh me mire nga virusi. Ai ma ktheu me pyetje. A te fusin ne burg nese nuk e paguan gjoben? Per ta frikesuar pak, por edhe per te vazhduar biseden i thashe po ka mundeis edhe kjo gje!
Ai mu kthye serish: Atehere po rri jashte, te pakten ne burg do kem ushqimin e siguruar. Askush nuk kujdeset per ne, vazhdoi ai. Kisha nje pune roje me pare ma ktheu, sikur te kishin kaluar vite. Plotesoja pensionin e paket. Me ate rroge 200 mije lekeshe mbyllja faturat e ujit, te dritave dhe ilaçet e mija edhe te gruas. Tani nuk i kam me! Me çfare do jetoj vazhdoi ai. Me pikuan ne shpirt fjalet e tij. Ui afrova me shume e pyeta ku e kishte shtepine. Ishte rruges ne drejtimin e zyres time. I thashe, hajde ikim bashke sot, mos rri me se nuk ben mire. Gjate rruges ndalova ne nje perimeshites edhe iu luta te pranonte diçka nga une. I bleva portokalle dhe molle i thashe, merri lag gojen me gruan. Ai me pa ne sy dhe me tha- Faleminderit, por ja sot po e lagim, gojen po neser? Mu mblodh nje lemsh ne fyt dhe nuk dija si t’i pergjigjesha. I dhashe qesen e frutave edhe i urova dite te mbare.
Nuk mund te vzhdohet keshtu. Pandemia ekonomike ka filluar te jape efektet e saj. Shume me te medha, pasojat do jene ditet ne ivijim per shume shtresa shume te qytetareve shqiptare.
Dua t’i bej nje thirrje Kryeministrit:
Edi mos rri po duku, por jo me videoselfie!!! Mirato paketat e opozites. Anullo koncensionet grabitqare! Ofro paketen sociale.
Leri denglat dhe mesazhet fallco ne inboxet e gazetareve!
Shqiptaret sot po vuajne jo vetem pandemine e virusit, por edhe tenden,
DIl Edi duku! Leri tenderat pa gare. Edhe ne keto dite shperndave 51 milion euro, per miqte e tu. Anulloji ato. Jepja shqiptareve, se jane taksat e tyre!