Për bisedat në WhatsApp, Rama-Macron

Nga Hysni Gurra

Edi Rama mbrëmë foli për liderë botërorë, bisedat me ta, çështjet e brendshme të vendeve të BE etj. Madje shkoi deri atje sa si pa mendje, la të kuptohet që ky me Manuel Macron flasin si dy filozofë! Pra flasin për filozofinë e Kontinentit të Vjetër, ndajnë pikëpamjet e tyre, si mendjet e mëdha pra, Sartre dhe Beauvoir, për luftërat botërore. Veçse biseda e Ramës dhe Macronit nuk bëhet në kafenenë ”Café de Flore” në Saint-Germain-des-Près, kafenenë mitike të filozofëve por është diçka edhe më e afërt, flasin në WhatsApp!

Thënë më thjesht, ky e kupton Macronin, sepse Macron nuk e ka se nuk do Shqipërinë në EU prej drogës, korrupsionit, mungesën e shtetit të së drejtës etj. Por nuk ia hap negociatat se filozofia e tij për zgjerimin është ajo që e pengon. Se gjoja Macroni është duke menduar një rikonceptim tjetër për EU, tani jemi në momentin që ”ideja e tij filozofike” nuk kuptohet dot nga masat e gjera në EU, në Shqipëri jo e jo, këtu vetëm Rama, si njeri i sërës së lartë mund të arrijë ta kuptojë diçka të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama këtë koncept filozofik po mundohet ta shpjegojë për masat e gjera popullore në Shqipëri. Një herë duke përqeshur Dash Shehin, një herë tjetër duke thënë se Ilir Meta ka lujt mendsh, pastaj se Luli është njeriu i rusëve, pastaj se fajin për të gjitha këto e ka Berisha…etj etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigurisht masat e gjera në Shqipëri ashtu janë, të trasha deri në kufijtë e të pabesueshmes, sa kohë besojnë Ramën që ka hapur 4 herë negociatat me BE deri tani.

Por zoti Edi nuk thotë një gjë, ai nuk e thotë dhe askush nuk e pyet:

-Ore dakort, Macron ka filozofinë e tij, Holanda po ashtu dhe ndaj nuk na i hapin negociatat.

Po Maqedonisë së Veriut pse thonë do ia hapim ata?

A nuk bie kjo gjë në kundërshtim me filozofinë e tyre të zgjerimit?

Shpjegoja pak popullit zoti Edi, shpjegoja pak më qartë këtë koncept filozofik, se helbete të ra ty tani kjo barrë të jesh drejtuesi i një makine të mbushur me të trashë, me rob që s’marrin vesh nga filozofia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?