Për Edi Ramën, 2 dibranë vlejnë sa 1 vlonjat
Nga Vehap Kola-
Shpërndarja e mandateve për çdo qark kësaj here na tregon se një votë në Vlorë ka dyfishin e vlerës së një vote në Dibër.
Për të marrë një mandat në Dibër nevojiten 18, 425 vota, ndërsa në Vlorë 9,230 vota.
Për një mandat në Kukës duhet të marrësh votën e 14,279 votuesve, ndërsa në Durrës ku kandidon Edi Rama, mjaftojnë 10,753 votues. Vetëm me këtë operacion, Rama i ka mohuar opozitës 3 mandate.
Manipulimi i zgjedhjeve ka filluar me rrugë juridike. Metodat e tjera do t’i shohim në javët dhe muajt në vijim.
Berat
85 374 votues, 5 mandate, 12186 vota për mandat
Dibër
73702 votues, 4 mandate, 18425 vota për mandat
Durrës
150553 votues, 14 mandate, 10753 vota për mandat
Elbasan
166 551 votues, 14 mandate, 11105 vota për mandat
Fier
185698 votues, 16 mandate, 11606 vota për mandate
Gjirokastër
55337 votues, 5 mandate, 11067 vota për mandate
Korçë
132465 votues, 11 mandate, 12042 vota për mandat
Kukës
42837 votues, 3 mandate, 14279 vota për mandate
Lezhë
74568 votues, 7 mandate, 10655 vota për mandate
Shkodër
112400 votues, 11 mandate, 11240 vota për mandate
Tiranë
423717 votues, 35 mandate, 12106 vota për mandate
Vlorë
100760 votues, 12 mandate, 9230 vota për mandat