Për herë të parë në Shqipëri një program dedikuar suksesit të studentëve

Kush mendon se të rinjtë janë pa iniciativë, pa ambicie, pa dëshirë përtë punuar apo pa ide sipërmarrje e ka gabim. Në një nga studimet sociale më të fundit të realizuara në Ballkanin Perëndimor ka rezultuar që shumica e të rinjve janë kërkues, kanë më shumë ide të reja dhe kanë më shumë shpirt sipërmarrje se grupmoshat e tjera. Ashtu si edhe pritet, janë studentët kategoria që shfaq më shumë ambicie përnjë të nesërmemë të mirë duke propozuar edhe ide dhe projekte që do të donin t’i realizonin dhe t’i materializonin.

Në Shqipëri sipas studimit në fjalë, rezulton që ka një mospërputhjeshumë të lartë midis ambicjeve, pritshmërive dhe kërkesavetë studentëve dhe mundësiveqë u ofrohen për t’u rritur profesionalisht, përtë nisur një sipërmarrje private, për t’u vetëpunësuar apo përtë realizuar një projekt komunitar. Ky studim shemb pak edhe mitin e një rinie përtace që nuk ka ambicie dhe nuk e ndërronkafen me shoqërinë me asgjë në botë. Në vend, tek studentëtgjejmë shumë dëshirë dhe ide por pak mundësipër t’i realizuar dhe kjo përkthehetnë një ndrydhje sociale por edhe ekonomike. Studentë, të rritur edhe me shembujt e të rinjve në shoqëritë perëndimore, kërkojnë më shumë mundësi dhe përkrahje.

Por a ka në Shqipëriprograme që ndihmojnë studentëttë rriten e të zhvillohen apo të nisin një biznes të tyrin?Për hir të së vërtetës nuk janë shumë por ka.

Një nga programet që është prezantuar së fundmi në ambientet e universiteteve ështëB4Students. Programi është i ndërtuar rreth nevojave që kanë studentët dhe drejtuesi i programit, Oltjon Valisi tregon se është dashur një kohë e gjatë derisa të strukturohejnë katër shtylla kryesore mbështetje. “Studentëtnë Shqipëri, shumë potencial, energji dhe ide që duhen mbështetur.Me dëshirën e mirë përtë dhënë një kontribut sado tëvogël, kemi nisur një program me shumë mundësi. Duam që studentëtqë synojnë për lart ta kenë mbështetjen e kërkuar. B4Students është ideuar të mbështesë zhvillimin profesional të studentëve, të mbështesë projektet e tyre sociale si edhe idetë e tyre për biznes. Ne synojmë të ndihmojmë rritjen profesionale të studentëve duke krijuar hapësirapërpunësim dhe vetëpunësimcilësor.” – thotë ai.

B4Studentës është i ndërtuarnë 4 kompontentë kryesorë ku secili prej komponentëve adreson një nevojë që është vënë re nga vetë studentëtnë Shqipëri. Komponenti i Sipërmarrjespërmban dy elementë kryesorë: Konkursin e Ideve të Biznesit dhe Sfidën e Biznesit. Për të nxitur dhe mbështetur idetë dhe nismat në sipërmarrjen tek studentët, B4Students do të organizojë në muajt Qershor-Korrik-Gusht 2021, konkursin e Ideve të Biznesit. 3 aplikimet fituese do përfitojnë grant deri në masën 5000 euro si fond për të nisur biznesin, mundësi për kreditim preferencial në Tirana Bank, mundësi për partneritet me Grupin BALFIN dhe kompanitë e tij, si dhe trajnim e këshillim nga ekspertë të fushës.

Sfidae Biznesiti fton studentët të analizojnë një problem real biznesi të kompanive partnere me B4Students dhe të sugjerojnë strategji për zgjidhjen e problemit. 3 studentët me analizën dhe strategjinë më të mirë, do të përfitojnë shpërblim monetar, mundësi abonimi falas në një kurs online në platforma ndërkombëtare, si dhe mundësi për kryerjen e praktikës profesionale te kompanitë në fjalë.

Komponenti i dytëështë ai i Klubeve Sociale.

B4Students, përmes Klubeve Sociale, do të mbështesë projekt-propozime për aktivitete sociale të studentëve që pasurojnë jetën shoqërore-kulturore të tyre e njëkohësisht ndikojnë pozitivisht në komunitet. Propozimet më të mira do të përfitojnë mbështetje financiare, teknike dhe/ose logjistike, në funksion të realizimit të projektit të propozuar.

Një komponent që ka rezultuar me mjaft interes përstudentëtështë ai Praktikave Profesionale dhe Punësimi.

B4Studentsdo i krijojë mundësinë studentëve të garojnë për t’u përfshirë në praktika profesionale 3 mujore të mirëstrukturaura,pranë shoqërivetë ndryshme të Grupit BALFIN. Studentët do kenë mundësi të aplikojnënëshoqërinë e preferuar dhe në departamentin e synuar sipas interesave të tyre profesional. Gjatëgjithëpraktikësprofesionale studentët e përzgjedhur do tëkenë mentorin e tyre dhe do t’u jepet hapësirapërtë punuar krah për krah me disa nga manaxherëtmëtëmirënëShqipëri. Në përfundim të praktikës profesionale, studentët do të vlerësohen për punësim bazuar në performancë.

Komponenti i fundit, ka në fokus Fuqizimin e Kapaciteteve të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Shqipëri.Nëpërmjet B4Students, universitetet publike në vend do tëpërfitojnë investime nëinfrastrukturëpërtëpërmirësuar kushtet që i ofrohen studentëve.

Njëtjetër risi e programitB4Students është se ai i vjen afërshumëlehtëstudentëve pasi gjithçkaqë nevojitet te dihet dhe aplikimet bëhen online. Studentët e interesuar mund të regjistrohen në linkun: https://b4students.com/registration-form/dhe do të marrin informacionin e duhur nëkohën e duhur.

Drejtuesit e programit tregojnë se synimet janëtëmëdha dhe pritet që vitin tjetër programi B4Students të shtrihet edhe nëKosovë duke synuar rritjen e mundësive, adresimin e sfidave të karrierës dhe përmirësimin e kushteve sociale-ekonomike të studentëve.

SHKARKO APP