Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Për të shkuar në shtëpi kaloj në varreza”, pronarja: Nuk bëni mirë që ma nxirrni emrin në emision

Magazinë E diel, 1 Mars 2020 20:12
“Për të shkuar në shtëpi kaloj në varreza”, pronarja: Nuk bëni mirë që ma nxirrni emrin në emision
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rubrika “Shihemi në gjyq”, solli ditën e sotme përballë njëri-tjetrit kunatën me kunatin. Shkak për këtë është bërë një rrugë, e cila është bllokuar dhe si pasojë Mimoza e ka të pamundur të shkojë në shtëpi.

Ajo ka thirrur vëllain e burrit në studio sepse kërkon që situata me rrugën të qartësohet, pasi momentalisht për të shkuar në shtëpi, ajo dhe familja e saj po kalojnë në varreza.

Mimoza: Unë kam sjellë kunatin tim këtu, se kemi një problem rruge, për të vajtur tek banesa ime. Ne kemi jetuar në Greqi për ca vite, kemi 5 vite që jemi kthyer. Fshati është lidhur me rrugë dhe unë dua të lidhem me rrugën të shkoj tek banesa.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Eni Çobani: Azizi çfarë peshe ka në gjithë këtë histori?

Mimoza: Azizi në radhë të parë ka qenë kryeplak fshati.

Eni Çobani: Sot nuk është më?

Mimoza: Jo!

Eni Çobani: Ju keni qenë kryeplak. Në çfarë periudhe?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Aziz: Kam qenë kryeplak para 4 vitesh, deri në 13 Dhjetor të vitit 2019. Ky problem qëndron që nga viti 1993, që është mbyllur kjo rruga ekzistuese.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Eni Çobani: Pra Mimoza e ka gjetur të mbyllur këtë rrugë?

Aziz: Po. Pasi është mbyllur kjo rrugë është mbledhur kryesia e fshatit të asaj kohe, pasi kanë diskutuar, kanë dalë me një vendim.

Eni Çobani: Me gojë apo me shkrim?

Aziz: Unë nuk e di për me shkrim, sepse nuk e kam lexuar.

Mimoza: Kush e ftoi kryeplakun e asaj kohe, pala tjetër apo babai jot, për ta bllokuar rrugën?

Aziz: Nuk jam i sigurt, sepse atëherë kam qenë i ri dhe nuk jam i sigurt.

Mimoza: Vjehrra ime më ka treguar se ata e kanë bllokuar rrugën me forcë. Kanë ftuar kryeplakun e fshatit të asaj kohe dhe në bashkëpunim e kanë bllokuar, se aty ku kalojmë ne janë varreza.

Eni Çobani: Ku kaloni ju për në shtëpi?

Mimoza: Ku kalojmë ne tani për momentin, aty janë varreza, nuk ka patur tjetër zgjedhje vjehrri im.

Eni Çobani: Po si ka pranuar babai juaj që të kalojë në varreza Aziz, se kjo është njëçik e çuditshme.

Aziz: Atë rrugë ka zgjedhur që është me vendimin e kryesisë së fshatit, por babai im pasi e kishte kuptuar shkuam prapë ne tek pala tjetër për ta kërkuar.

Mimoza: Jo, jo nuk është aspak e vërtetë nuk e ka pranuar.

Aziz: Një sekondë. Shkuam prapë me babain tim për ta kërkuar tek pala tjetër me mirëkuptim.

Eni Çobani: Kush është pala tjetër?

Aziz: Tek familja e Rabie Sulës!

Eni Çobani: Tani Rabija është sot pronare e kësaj rruge?

Aziz: Nuk e di a është nëna e vet, a është vetë, nuk jam i sigurt.

Mimoza: Zonja Eni aty ku kalon rruga, nuk e ka askush në certifikatë pronësie, aty është pyll.

Eni Çobani: Nga komunikimi që unë kam kryer me zonjën Rabije, në bazë të telefonit që ju më keni dhënë, Rabija ka pranuar që në fakt ajo është pronare dhe që normalisht kjo gjë është ndarë herët, ashtu siç thotë edhe Azizi sot nga babai i familjes, pra nga ish-vjehrri juaj i ndjerë, gjë që ju sot nuk e pranoni dhe thoni jo.

Mimoza: Jo është gënjeshtër!

Problematika e saj është e madhe dhe shkak për këtë është bërë një rrugë, e cila është bllokuar dhe si pasojë Mimoza duhet të kalojë në varreza për të shkuar në shtëpi. Problematika lidhet edhe me familjen Sula, e cila pretendon se është pronare e asaj toke.

Në një lidhje telefonike në studio, Rabije Sula u shpreh se nuk ishte dakord që emri i saj të përmendet në emision. Sipas saj, nëna e saj është pronare e tokës dhe nuk u ka ardhur asnjë urdhër për të hapur rrugën.

Eni Çobani: Ju pretendoni se jeni pronare e një rruge për të cilën Mimoza Ruci ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi, kunatin e saj zotin Aziz Ruci. Besoj se ju të dy i njihni?

Rabije: Po!

Eni Çobani: Ju i keni edhe kushërinj, jeni shumë afër me banesa dhe ju pretendoni se jeni pronare.

Rabije: Jo unë nuk jam pronare, pronare është nëna!

Eni Çobani: Mirë s’ka problem, ndjesë atëherë, është familja juaj.

Rabije: Ju nuk bëni mirë që ma nxirrni emrin atje dhe më bëni mua person publik, të më njohë gjithë bota sepse s’kam nevojë të më dalë fare emri atje pa arsye.

Eni Çobani: Nuk ua nxjerrim neve emrin, jua nxjerrin protagonistët.

Rabije: Pronare është nëna, se e dëgjova bisedën unë.

Eni Çobani: E dëgjove bisedën, shumë mirë.

Rabije: Unë s’jam protagoniste hiç, se pronare për tokën është nëna deri më sot, se unë e kam nënën gjallë, nuk më ka vdekur. Siç e ka tokën Moza, e kam edhe unë, e ka edhe Azizi, e kanë të gjithë

Eni Çobani: Të lutem zonja Rabije! Keni ndonjë dokument ligjor ku ju vërtetoni se mamaja juaj, ndjesë për ju, por mamaja juaj është pronare e kësaj toke?

Rabije: Po si nuk e kam dokumentin, siç e kanë ata, e kam edhe unë certifikatën e pronësisë.

Eni Çobani: Që përfshihet edhe rruga për të cilën po flasim?

Rabije: Rrugë këmbe, jo rrugë makine, ka hyrje, ka dhe dalje. Unë nuk e kam mohuar asnjëherë që ka rrugë, ka dhe hyrje, ka dhe dalje, nuk ka rrugë qorre.

Eni Çobani: Kjo rrugë tani që është bërë sebepi i konflikteve tuaja disa vjeçare, a ka mundësi të kuptoj sepse është ngritur dhe një grup pune, që ka ardhur atje dhe e ka parë dhe ka nxjerrë një urdhër për hapjen e kësaj rruge.

Rabije: Ku është urdhri? Se mua nuk më ka ardhur urdhër të hap rrugën.

Eni Çobani: Pse nuk keni lejuar hapjen e rrugës ju zonjë?

Rabije: Jo, jo absolutisht s’më ka ardhur asnjë lloj urdhri.

Eni Çobani: A s’ju ka ardhur, ndjesë atëherë. Më dëgjoni me kujdes.

Rabije: Se prona dhe familja janë të shenjta, nuk ka të drejtë kush të më prekë as pronën, as familjen.

Eni Çobani: Ne nuk po prekim as pronën, as familjen.

Rabije: Po më nxirrni emrin atje. Emrin s’keni pse e nxirrni atje.

Eni Çobani: Ju lutem, këtu do dalë emri i kujtdo që pretendohet nga protagonistët, jo vetëm në këtë emision, por në çdo emision dhe ju jeni të detyruar të përgjigjeni për fakte ose prova, që i plotësoni, këtë tregim që bëjnë protagonistët.

Rabije: Unë për respektin tuaj u përgjigja, tani mirupafshim.

Eni Çobani: A s’keni përgjigje tjetër?

Rabije: Jo!/tvklan.al

Etiketat e lidhura

pronarjavarreza
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 3 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 25 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 28 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 30 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.