Përdorimi i telefonit celular mund të shkaktojë tumore në kokë
Përdorimi për një kohë të gjatë i telefonave celular mund të shkaktojë tumore në kokë.
Në këtë përfundim ka dalë Gjykata e Apelit në Torino, që kundërshtoi raportin e përpiluar nga Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali.
Kjo e fundit, së bashku me disa agjensi të tjera thoshte se nuk ka asnjë provë që përdorimi i zgjatur i telefonave celular shton rrezikun e tumoreve malinje ose beninje gjatë një periudhe 10-vjeçare.
Megjithatë, një gjë e tillë u hodh pjesërisht poshtë nga Gjykata, që la në fuqi një vendim të vitit 2017 nga një gjykatë e ulët në qytetin Ivrea në lidhje me rastin e një punonjësi të një kompanie celularësh i goditur nga një neuromë akustike.
Ky i fundit hodhi në gjyq kompaninë ku ishte punësuar se i ishte shkaktuar ky lloj tumori për shkak se qëndronte gjatë në celular.