Përgatitjet e fundit për Dasmën Mbretërore

Dasma mbretërore mes princit Harry dhe të fejuarës se tij, aktores amerikane Meghan Markle e cila mendohet se do kushtojë rreth 30 milionë është në përgatitjet e saj të fundit.

E cilësuar si dasma që do të ndiqet nga një audiencë botërore rekord prej mbi 2 miliardë shikues në Evropë, Amerikë, Afrikë e pjesë të tjera të botës. Kjo dasmë po përjeton një mbulim mediatik të paprecedent, për shkak edhe të problemeve të familjes së nuses dhe spekullimeve se kush do ta shoqërojë nusen në altar, pasi i ati i saj, i ndarë nga e ëma, gjendet i sëmurë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk mund të udhëtojë dot për në Britani.

E ëma e Meghan, sot ka shkuar të takojë Mbretëreshën. Ajo dhe princi Charls, vjehrri i ardhshëm, mendohet se mund të jenë dy nga personat që do zëvendësojnë babain në këtë ceremoni.

Kjo dasmë, e cila mendohet se do kushtoj rreth 30 milionë sterlina më shumë se çdo dasmë tjetër mbretërore deri më tani në Britani është një dhimbje koke për autoritetet e sigurisë dhe protokollin mbretëror.

SHKARKO APP