Përgjegjësia e miletit, përgjegjësia dhe pa përgjegjshmëria e shtetit!…
Nga: Agim Jazaj –
Botën e udhëheq, frymëzon, emancipon dhe e zhvillon: Dija, Mirësia, Arsyeja, Ndershmëria, Ndjeshmëria; Jo Ligësia dhe Marrëzia…
Kodi njerëzor, kodi Qytetar dhe kodi Zyrtar!
Ligjet e formuluara dhe normat zakonore, të shënjtoruara!…
Liria e kufizuar dhe e drejta e shthurur!
*Në arkivën tonë ruajmë: Ngjarje, rrëfime edhe nga Yje të dijes, por edhe nga njerëz të thjeshtë, mjaftë aktuale, apeluese me klithma të djeshme, për gjëmën e radhës, vetëm për ne shqiptarët: Tërmetin e 26 Nëntorit-2019!
Gjëmën e ditës: Koronavirusin- Mars 2020, për ne dhe jo vetëm për ne shqiptarët!
Tërmetin e dërgon Zoti, po llogaritë, masat duhet t’i parashikojë, e marë i zoti!
Çdokush me haberin minimal; e ngrinte, ngre edhe stanin e bagëtive: Të mos e rrëmbejë përroi, të mos e zërë guri nën vete! E mendon dhe ndërton shtëpinë edhe pa projekt, në vende të larta, rezistente, të përballojnë tërmetet, deri mbi 6-7 ballë- Rihter!
Shtëpi të tilla, deri 200 vjeçare, gjenden sot e kësaj ditë edhe në vendlindjen time, të cilat i ka jo çdokush pjesë të memorjes, i ruan si të shënjta, pjesë e historisë, kujtesës!…
Fatkeqësisht shqiptarët, në gjithë harkun kohor, edhe në sitemin “demokratiko-kaotik”- alla shqiptar, i ka udhëhequr, frymëzuar dhe rrënuar marrëzia!
Edhe “Elitat”, “të zgjedhura”, (vjedhura) janë pjesë e këtij produkti, (doemos), por elitat tek ne, nuk edukojnë, por shthurin, nuk shërbejnë, po rrëmbëjnë!…
Qytetaria shqiptare: I ëndërrojnë, i zgjedhin për udhëheqës, po rezultojnë: Ëndërra- Vrasës!
Udhëheqësit-Udhëhumbës: Nuk aspirojnë, nuk realizojnë: Punë e mirëqënie për Shqiptarët, por sigurojnë punë e mirëqënie për grupacionet, servilët-puthadorët e këpucëfshirësit!
Nuk aspirojnë; Të lumturojnë të tjerët dhe të ndihen të lumtur; duke lumturuar të tjerët, por lumturohen: Duke dhunuar të tjerët, ndihen të lumtur mes të MJERËVE!
Nuk ndëshkojnë fajtorin- por ndëshkojnë Viktimën. Nuk ndalojnë marrëzinë, po frymëzojnë Marrëzinë!
Nuk dëgjojnë të diturit, por Kuvendojnë me të Marrët!
-Lideri i do të gjithë Dele. I përzgjedh të “zgjedhurit” nga tufa e; Korbave, Laraskave, Sorrave dhe jo nga rasati i: Shqiponjave, Pëllumbave, Thëllënxave, Dallandysheve, t’i binden “liderit”, të korbave edhe kur bënë marrëzi e tradhëti.
Të duartrokisin marrëzinë e Lider Kalanderit, kur duhet t’i hedhin thonjtë në fyti!…
*Më ngacmonte shpesh një rrëfim i thjeshtë nga një njeri i thjeshtë para pak viteve; Resul Nurçe, i cili është larguar nga kjo botë. Por rrëfimi i tij i thjeshtë, sa dhe apelus, ka një tingëllim aktual sot për nesër, duket se e mban gjallë edhe Resulin…
Ishte gjiton me mua: Në Vlorën e Pavarsisë, Vlorën e Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Ali Asllanit, Petro Markos, Bajram Currit, Çerçiz Topullit, Migjenit, Çajupit, Mjedës, Naimt Frashërit, Nolit, Halim Xhelos… Në Vlorën e Pavarësisë dhe Shqiptarisë!…
Kish shkuar në emigracion, në Itali, në vitet e para të hapjes së portave!
Rrëfimi si apelimi i tij pak viteve më parë ka një tingëllim aktual:
“Banoj në Trevizo- thotë ai, një qytet i Italisë. Kam shkuar qysh në vitet e para të hapjesë me botën.
Në vitin 1993, mendova të ngrija një parabolë, ose si i themi ne, një antenë brënda ballkoni të shtëpisë time, për të marë e parë televizionet nga Shqipëria…Mendova dhe veprova me mendjen shqiptare, me trurin e shqiptarit. E kisha marë me vete, se kisha lënë këtu!…
Sa e mbarova këtë punë, brënda ballkonit i’a behu kujdestaria e pallatit dhe më lajmëroi prerë”: “Prishe atë që ke ngritur brënda në ballkon, sepse prish pamjen e pallatit dhe shkel ligjin”…
“U befasova, ku e kishte parë, por dhe u binda me njëherë, ndryshe më vinte gjoba në derë dhe përballja me ligjin”.
Teksa tregon këtë ngjarje Resuli- hedh syt përballë, Vlorës dhe përtej Vlorës, jo më në ballkonet, por edhe themelet e pallateve, të thyera themelet e pallateve, kolonat, muret nga marrëzia e të marrëve, nga pushtuesit, zaptuesit edhe të institucioneve shtetrore, të rrethuar; nga hauret, të lidhur me poturet dhe oshkuret, muret e gurit, të ngritur nga muret e trurit, të cilat kanë sjellë Tërmetin e 26 Nëntorit, Koronavirusin e Marsit!
Dhe shteti bënë Sehir, Shthur shoqërinë shqiptare, nuk çon pas hekurave marrëzin e të marrëve, e shfaqur sheshit!
Në jetën publike të komunitetit, sidomos në harkun e 30 viteve të fundit, kanë vërshuar në qytete, në jetën e bashkësisë, prurje të reja, jashtë qytetëse, me origjinë rurale, por edhe me psikologjinë, e me katandinë rurale: lopët për litari, qentë për zinxhiri, dhitë e dhëntë, pa mend dhe qentë…
Kanë shkatuar edhe shaktërrimin e infrastrukturës, të qytetarisë: Tërmetin e 26 Nëntorit, po edhe Koronavirusin e Marsit 2020.
Shteti që ka mision të parandalojë, të edukojë qytetarinë, të ndërpresë zinxhirin e shthurjes, të koronavirusit, mbajtjen pastër të rracës shqiptare, të mëndjeve dhe shprtrave njerëzore, ka ndotur më rëndë shpirtërat, mëndjet, rrugët, rrugicat, të sotmen dhe të nësërmen e shqiptarëve, të cilët po largohen nga vendi dhe ende nuk po largojnë të ligën nga vendi!
*Liria në të gjithë botën e lirë është e kufizuar… Vetëm shqiptarët kanë liri të “pa kufizuar”, të “drejta të shqyera”, në vendin e “tyre”.
Edhe gërshërën po ta hapim jashtë harkut të saj, do të shqyhet.
Ndaj është shqyer, shëmtuar shoqëria dhe gërshëra!
Ndoshta është me vënd dhe e vonuar që në lëndët mësimore, të përfshihen, shtohen edhe rregullat e jetës së qytetarit, në bashkësi, me qëllim të nis përgatitja e vonuar e gjeneratës së re qytetare:
Fletushka të shpërndara nga grupet e të vegjëlve, të shkollave derë më derë e dorë më dorë, do të ishte mision mëse i sukseshme, me të drejtën e përfitimit dhe të përvetsimit të dyfishtë të normave të reja, të inaguruara, por të cënuara rëndë deri më tani!
Në testin e përzgjedhjes, garimit qoftë në nivelet me të ulta të administratës e deri për deputet, të vihet edhe testi i:
1-Hartimit
2-Bukurshkrimit
3-Tabela e shumzimit…