Përjashtohet nga universiteti, përqafoi të dashurin pasi i propozoi për martesë
Një studente është përjashtuar nga universiteti pasi përqafoi të dashurin që i propozoi për martesë.
Në një video të publikuar në mediat sociale, shihet djali i gjunjëzuar me një tufë lule përpara studentes nga Egjipti. Më pas ajo e përqafon.
Por mesa duket ky vendim i ka kushtuar.
Video nuk është filmuar në universitetin e saj Al-Azhar por në Universitetin Mansoura në veri të vendit.
Sidoqoftë, këshilli disiplinor i kampusit të Universitetit Al-Azhar vendosi ta përjashtojë vajzën.
Zëdhënësi i universitetit Ahmed Zarie tha se video shkaktoi protestë publike dhe se vendimi erdhi pasi studentja paraqet një imazh të keq të Al-Azhar.
Ai shtoi se përqafimi midis burrave dhe grave të pamartuar shkel “vlerat dhe parimet e shoqërisë”.
Megjithatë, ajo mund të apelojë vendimin e dëbimit, tha Zarie.