Përse Basha duhet të dal nga Tirana?!
Nga Alban Daci-
Shqipëria ka disa probleme serioze që kanë të bëjnë me mënyrën se si është zhvilluar këto vite! Një ndër prej tyre është ndarja mes periferive dhe qendrave urbane e pastaj edhe një ndarje mes Tiranës dhe pjesës tjetër të Shqipërisë si në këndvështrimin e zhvilimit social edhe në atë ekonomik.
Nga 2013 e deri më sot, thellimi i këtyre ndasive në këndvështrimin social ka qenë më i theksuar. Periferia është varfëruar më shumë, diskriminuar më shumë dhe është përfaqësuar më pak bga pushteti.
Nëse në Tiranë kemi një rritje pakënaqësie ndaj pushtetit, në periferi kjo pakënaqësi është akoma më e madhe e për pasojë urrejtja dhe deshira për rebelim është më e madhe. Periferia pret të ketë pak më shumë vëmendje e mbështetje nga Basha e PD dhe reagimi i saj bashkë me revoltën do të jetë maksimale kundër pushtetit.
Unë, mendoj se përmbysja e madhe do të jetë këtë herë nga periferia drejt qendrës dhe jo nga qendra drejt periferisë.
Vizitat e Bashës në Kavajë, Lezhë, Elbasan Durrës, dëshmojnë dy gjëra:
– Nevojën e qytetarëve për ndryshim e përfaqësim dinjitoz
– Entuziazmin për Bashën duke e kurorëzuar de facto sot si një Kryeministër dinjitoz
Ka një nevojë thuajse imediate për të bërë të mundur lidhjen e politikës me territorin. Është krijuar një psikozë sikur periferia është larg vëmendjes nga politika duke krijuar një boshllik përfaqësimi. Aty ku politiks nuk përfaqëson forma të tjera të rrezikshme krijojnë hapësirat e tyre për kontroll dhe për të bërë ligjin e të fortëve.
Është momenti që Basha në cilësinë e kryetarit të PD dhe kandidatit për Kryeministër, të nis një tur të madh në të gjithë Shqipërinë për të ngacmuar “nervin” e revoltës e për të inkurajuar nevojën dhe dëshirën e përmbysjes.
Me praninë e tyre Basha po rikthen jo vetëm shpresën e përfaqësimin, por edhe legjimitetit si formë bazë të organizimit politik në demokraci, por në të njëjtën kohë edhe nevojën reale për të kthyer në periferi forcën e ligjit e të Shtetit të së Drejtës!