Personat me syze, më të mbrojturit nga Covid-19

Personat që mbajnë syze janë më të mbrojtur nga Covid.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer në Indi.

Sipas “Sunday Telegraph“, shkencëtarët indianë studiuan 304 njerëz të moshës midis 10 dhe 80 vjeç të cilët raportuan simptoma të virusit të cilët u pyetën për shikimin.

19% prej tyre thanë se kanë pasur syze shumicën e kohës duke çuar në zbulime që sugjerojnë se ata që mbajnë syze për tetë orë në ditë kanë më pak të ngjarë të infektohen, shkruan abcnews.al

Studimi ka treguar se rreziku i Covid-19 është rreth dy deri në tre herë më i ulët në popullatat që mbanin syze, krahasuar me ata që nuk i mbajnë.

“Një individ e ka zakon të prekë fytyrën mesatarisht 23 herë në orë dhe sytë mesatarisht tre herë në orë. Përdorimi afatgjatë i syzeve mund të parandalojë prekjen dhe fërkimin e përsëritur të syve.”

Ekipi i studiuesve  besojnë se kjo ndodh për shkak se receptorët ACE-2 pas të cilëve virusi kapet për të hyrë dhe infektuar qelizat njerëzore, mund të gjenden në sy.

SHKARKO APP