Pfizer: Ana tjetër e pandemisë, 26 miliardë dollarë fitime nga vaksinat në 2021

Topic picture, symbol photo: Corona vaccine. Biontech and Pfizer apply for approval of corona vaccine. A hand wrapped in a rubber glove holds a disposable syringe, syringe, vaccination syringe and a vaccination can, | usage worldwide Photo by: Frank Hoemann/SVEN SIMON/picture-alliance/dpa/AP Images

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer është protagoniste dhe fituese e madhe e pandemisë.

Fitimet e këtij viti nga shitja e vaksinave të koronavirusit priten  te jene astronomike.

Të ardhurat nga vaksinat do të arrijnë 26 miliardë dollarë, duke llogaritur më shumë se një të tretën e të ardhurave vjetore të kompanisë.

Vaksina, e zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike gjermane BioNTech, i dha Pfizer një fitim prej 3.5 miliard dollarë në muajt e parë të vitit.

Kompania amerikane kishte vlerësuar 15 miliardë dollarë të ardhura nga vaksinat këtë vit.

Vaksina me dy doza, me çmim 39 dollarë në SHBA dhe 30 dollarë në Evropë, do të rrisë fitimet e kompanisë me 73% nga vlerësimet fillestare.

Pfizer tashmë po furnizon Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Bashkimin Evropian, Japoninë dhe Izraelin dhe është afër përfundimit të një marrëveshje me Brazilin për 100 milion doza.

Kompania  farmaceutike amerikane gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje me Kanadanë dhe Izraelin për vitin e ardhshëm.

SHKARKO APP