“PICERI GOOGLE” ( Përkthim nga një portal në spanjisht)
Nga Namik Dokle/
PICERI GOOGLE…
( Perkthim nga nje portal ne spanjisht)
-Pershendetje, piceria jeni?
-Po zoteri, Piceria Google jemi.
-Ah, me falni, gabova numrin.
-Jo zoteri, nuk keni gabuar fare…Google ka blere picerite…
-Ah, mire, shenoni kerkesen time, Ju lutem!
-Te njejten, si gjithemone?
-Nga e dini Ju se cfare marre une gjithemone?
-Sipas adreses dhe numrit tuaj, ne 12 heret e fundit keni kerkuar napolitana me sallam…
-Po, kete dua edhe sot.
-Me lejoni t’u rekomandoj nje pice pa kripe, me brokoli, domate te thata…
–Jo, nuk me pelqejne me perime.
-Por nuk e keni mire kolesterolin, zoteri.
-Dhe Ju nga e dini?
-Kryqezojme te dhenat me laboratorin klinik dhe kemi rezultatet e shtate analizave
te fundit te gjakut. Trigliceridet keq, LDL keq…
-Boll, boll! Dua napolitanen dhe do te pij ilacin kunder kolesterolit.
– Me falni, zoteri, por sipas te dhenave tona ju nuk i merrni rregullisht ilacet.
-Cfare?!
-Kutine e fundit te “tulip me 30 kokrra” e keni marre me 2 gusht, ne oren tre e 26
minuta, pas dite.
-Por bleva me shume ne nje farmaci tjeter.
-Te dhenat e kartes suaj te kreditit nuk e vertetojne.
-Pagova me leke ne dore, kam nje burim tjeter te ardhurash.
-Deklerata juaj e fundit e te ardhurave nuk e verteton as kete. Nuk
duam te keni probleme, zoteri.
-Tashme nuk dua asgje, as pica, as mica!
-Me fal, zoteri, ne duam vetem t’u ndihmojme.
-Te me ndihmoni?! Me keni ardhur ne maje te hundes te gjithe; Google.
Twitter, Facebook, Instagram, Whatsapp, te gjithe, me soj e sorrollop! Do te
iki ndokund, ne ndonje ishull pa internet, pa kabllo e pa celular!
-E kuptoj, zoteri, por ketu me rezulton se afati i pasaportes tuaj ka mbaruar
para tre muajsh…