“PISA 2018”/ Nxënësit në kushte të vështira socio-ekonomike

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) ka publikuar një tjetër rezultat me rëndësi të dalë nga Programi i Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2018”. Këtë herë është vënë theksi tek nxënësit që vijnë nga familje me kushte të vështira socio-ekonomike, të cilët janë renditur në 25%-shin e më të mirëve në matematikë në rang ndërkombëtar.

Sipas MASR, ky fakt tregon se sistemi arsimor në Shqipëri garanton gjithëpërfshirje dhe u jep mundësi të barabarta të gjithë nxënësve pavarësisht kushteve në të cilat ndodhen. Vlerësimi i testit “PISA” përqendrohet në lëndët bazë të leximit, matematikës dhe shkencës.

Ky raport mundëson një panoramë të marrëdhënieve ndërmjet arritjeve të nxënësve dhe faktorëve kontekstual si: mirëqenia e nxënësve, mjedisi i tyre socio-ekonomik, qëndrimet ndaj shkollës dhe të nxënit, mjedisi i të nxënit, cilësia e zhvillimit të mësimit, burimet shkollore, koha që shpenzohet për të mësuar, përfshirja e nxënësit, si dhe mbështetja e familjes dhe e komunitetit.

SHKARKO APP