Planeti Mërkur tashmë është i dukshëm dhe me sy të lirë – Ja orari kur mund ta vëzhgoni atë
Mërkuri shpesh konsiderohet të jetë planeti më i vështirë në Sistemin Diellor për tu vëzhguar me sy të lirë. Ndërsa është planeti më i afërt me Diellin, ai në fakt është i maskuar nga rrezet e diellit. Por ka raste gjatë vitit kur Mërkuri mund të jetë çuditërisht i lehtë për tu parë në dritën e parë të muzgut, menjëherë pas perëndimit të diellit. Dhe në hemisferën veriore, këtë shkurt është pikërisht koha e duhur.
Në çfarë ore mund ta shihni?
Nga e hëna 10 deri të dielën 16 shkurt 2020, nga ora 18.10 dhe 19.10
Nga e hëna 17 deri të dielën 23 shkurt 2020, nga ora 18.20 dhe 18.40
Pastaj, shkëlqimi i Mërkurit do të bjerë ngadalë dhe ylli do të ‘zhduket’.
Ku të shikoni në qiell?
Nëse qielli është i kthjellët dhe i qartë, për të gjetur planetin Mërkur, mund të përdorni Venusin si referencë. Ky i fundit shkëlqen aq fort sa është i pari që shfaqet në dritën e parë të muzgut. Mërkuri ndodhet pak më poshtë, në të djathtë, një pikë e vogël e ndritshme mbi horizont.
Ju gjithashtu mund të përdorni aplikacionin Sky Map (Android ose iOS, falas), zhvilluar nga Google. Kjo ju lejon të dalloni yjet më të dukshme në qiell, ditë dhe natë, në sajë të vendosjes së smart phone-it tuaj. Thjesht duhet të orientoni pajisjen drejt qiellit në mënyrë që të gjeni Mërkurin. (TF1)
/ SCAN