Plas debati mes Kastro Zizos dhe Kelvi Kadillit

Kastro Zizo është dalluar për shkak të karakterit të tij të veçantë. Sw fundmi Kastro Zizo dhe Kelvi Kadilli janë përfshirë së fundi në një debat mediatik.

Gjithçka filloi në emisionin “Thurje” ku Kastro është bashkëprezantues në program dhe i ftuar ishte aktori dhe shkrimtari Timo Flloko.

Gjatë diskutimit u shfaq një sekuencë nga emisioni “Pop Culture” ku Kelvi Kadilli kishte të ftuar ish- banoren e “Big Brother” Xheni Mhillaj dhe e pyeste nëse ishte e virgjër meqe ishte shenja e Virgjëreshës në horoskop.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke i’u referuar emisionit, Kastro pyet Fllokon se ç’mendim kishte ai për emisione të tilla që transmetohen në orare dreke dhe jo në orët e vona.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Këto programe duhet të jenë në një kohë kur të vegjëlit flenë”- u përgjigj aktori.

Pas kësaj moderatori i “Pop Culture” ka reaguar në Instagram me videon e shkëputur nga emsioni dhe shkruan:”Kastro Zizo, unë jam rritur duke dëgjuar 2 Farm dhe vazhdoj sot e kësaj dite të dëgjoj Bonito! Nëse jam eksplicit për orën 4 të drekës është totalisht faji yt!

Kështu që mbaj përgjegjësitë e tua dhe të këtij brezi që u rrit me frymën që ti i dhe për të qenë i lirë, pa komplekse dhe vetvetja! I love you too. Ps. Sa për vrimat e mia në vesh, po mendoj të hap të tretën”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?