Po fliste për sigurinë, kryebashkiakut i vjedhin xhupin (VIDEO)
Një kryebashkiaku italian i kanë vjedhur xhaketën në një transmetim të drejtpërdrejtë, kur po fliste për rendin dhe sigurinë në zonën e tij. Gaetano Scullino, kryebashkiak i Ventimiljas, po jepte një intervistë për televizionin lokal Primocanale, kur dikush i vodhi xhupin që ai e kishte lënë në një stol, disa metra larg vendit ku po intervistohej. “Ma vodhën, ma morën. Do ju dërgoj faturën”, i tha kryebashkiaku gazetares që po e intervistonte.