FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Po shkojmë drejt dimrit, ja kur pritet të ulen temperaturat

Kjo javë ka nisur me vranësira të shumta në territorin shqiptar. Është vënë re një ulje e temperaturave dhe një mot i paqëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, pritet që të kemi  gjatë gjithë javës prezenca të vranësirave. Lajmi i mirë është se reshjet e shirat pritet të jenë shumë pak prezente dhe të izoluara. Gjatë javës do të kenë karakter lokal dhe nuk do të prekin të gjithë territorin e vendit.

Meteorologia, Adiola Bani nga MeteoAlb, tregon për Ora News se pritet që temperaturat të pësojnë një rënie. Parashikohet se vlerat minimale në fund të javës do të zbresin deri në minus 1 gradë celsius në zonat malore, kurse maksimumi parashikohet jo më shumë se 17 apo 18 gradë celsius në zonat bregdetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryefjala e kësaj jave do të jenë temperaturat që do të pësojnë një rënie të ndjeshme, në krahasim me javën që lamë pas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?