Po vjen dimri, këshillohet vitamina D

Ata që jetojnë në vende të ftohta kanë më shumë mungesa vitamina D se të tjerët. Prania e vitaminës D varet në radhë të parë nga gjeografia por edhe nga ushqimi. Në vende si Britania, as ushqimi nuk mjafton për të marrë vitaminën D, ndaj shërbimi shëndetësor i këshillon ta marrin nëpërmjet pilulave.

Ushqimet që e kanë natyrshëm këtë vitaminë me sasi më të lartë janë peshku, vaji i peshkut, mëlçia, vezët, margarina, etj. Në Britani, ushqime si drithërat e mëngjesit apo qumështi pluhur janë të pajisura me më shumë vitaminë D. Vitamina D, bashkë me kalciumin, ësht ënjë nga substancat që nevojitet më shumë për një trup të shëndetshëm. Por kohët e fundit është rritur edhe ndërgjegjësimi për mungesën e vitaminës K, të cilat gjenden në perime të gjelbra si sallata, spinaqi, lakrat, etj.

Vitamina K ndahet në dy nënkategori, K1 dhe K2. K1 përfshin bimët e gjelbra të përmedura më sipër, ndërsa K2 gjendet me sasi të lartë te ushqimet e fermentuara, si bulmeti dhe gatimet me sojë të fermentuar. Mungesa e këtyre vitaminave çon drejt dobësimit të muskujve dhe shkakton rënie e fraktura, sidomos mes të moshuarve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?