Po vjen i ftohti polar/ Çfarë pritet të ndodhë me motin në muajin dhjetor
Një valë e ftohtë e masave ajrore polare do të godasë Evropën në fillim të dhjetorit, sipas parashikimeve më të fundit meteorologjike.
Ajo është shkaktuar nga një ngrohje e papritur stratosferike që shtyn ajrin e ftohtë nga Poli i Veriut më tej në jug drejt Evropës dhe madje mund të arrijë në pjesë të Afrikës së Veriut.
Kjo ngrohje e papritur e stratosferës rreth Siberisë gjithashtu mund të destabilizojë potencialisht të ashtuquajturën vorbull polare, një fenomen që mban ajrin e ftohtë afër Rrethit Arktik.