Polici godet dy herë në kokë vajzën me bikini gjatë arrestimit

Kjo video tronditëse tregon momentin kur një oficer i New Jersey-it godet me grusht një vajzë me bikini teksa e arreston atë.

Në videon 53 sekonda duket polici, i cili godet në kokë disa herë vajzën.

Vajza që u dhunua Emily Weinman shkroi më vonë në profilin e saj të “Facebook”-ut se incidenti nisi pasi policët u afruan te ajo dhe miku i saj duke i pyetur për moshën, pasi pranë tyre kishte pije alkoolike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kisha alkool, pasi ishte fundjava e “Ditës së Përkujtimit” dhe 90 përqind e njerëzve konsumojnë alkool në plazh”, shkroi vajza.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Stop duke rezistuar!” dëgjohet të thotë në video një nga oficerët dhe më pas godet vajzën dy herë në kokë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?